Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej 5 ditësh

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 10:00 | Kronikë

Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest në burg" për Shkëlqim dhe Florian Dukajn, vëllezërit e akuzuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi në Tiranë.

Në sallën e gjyqit, vëllezërit kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës duke përjashtuar veten nga përfshirja në krim.

Një ditë më parë, policia ka marrë në pyetje dy vëllezërit. Sipas burimeve, i dyshuari kryesor, Shkëlqim Duka, njëherazi edhe oficer policie në Komisariatin nr 2, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen.

Por ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit.

Pavarësisht deklaratës së mohimit që ka bërë Duka, policia thotë se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë dy vëllezërit si autorë indirekt në ngjarje.

Hetuesit kishin marrë informacion në rrugë operative së Reçi kishte konflikte pronësie me dy vëllezërit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se ata e kanë ruajtur biznesmenin 5 ditë para se të kryenin krimit, duke u fiksuar nga kamerat përgjatë zonës.

Ditën e ngjarjes kamerat kanë fiksuar se efektivi i policisë, Shkëlqim Duka ka qëndruar në zonë që prej orës 19:00 e deri në orën 23:00 kur ndodhi edhe krimi. Ai qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli pranë vendit ku ndodhi ngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos