Shtyhet me 11 prill seanca paraprake për çështjen Partizani. Seanca qe vendos nëse Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi kalojnë për gjykim përkon me të njëjtën ditë që demokratët kanë lajmëruar hapjen e fushatës zgjedhore.
Kreu i PD dhe dhëndri i tij akuzohen për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, ndërsa avokati Gjokutaj mohon akuzat duke argumentuar se mungon fakti penal.
Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Berishës për përjashtim të trupës gjykuese. Për Ilir Metën avokati Gjokutaj tha se do t’i drejtohet Kushtetueses dhe në fund Strasburgut. (A2 Televizion)