Paratë e fituara nga droga, korrupsioni, krimi apo aktivitetet të paligjshme po pastrohen nëpërmjet kriptomonedhave dhe ky fenomen po përhapet me ritme të shpejta veçanërisht në vendet me institucione të brishta
Për të pastruar paratë, blerë e shitur kokainë apo për të çuar emigrantë të paligjshëm në Francë e Britaninë e Madhe... grupet kriminale shqiptare përdorën kriptomonedhat për t’iu fshehur syve të shtetit. Janë këto disa nga gjetjet shqetësuese të Prokurorisë së Përgjithshme në raportin e vitit të shkuar.
“Një ndër tendencat e theksuara të pastrimit të parave është përdorimi gjithnjë e më në rritje i kryerjes së pagesave të blerjes së sasive të konsiderueshme të kokainës nëpërmjet kriptovalutave.”
Skema është e thjeshtë.
“Sepse gjithçka kryhet nga telefoni, nis monedhën... e dërgon diku dhe askush as të kontrollon dhe asgjë tjetër.”
Grupet kriminale të klandestinëve po heqin dorë nga pagesat në lekë, euro, paund apo dollarë... duke i zëvendësuar me kriptomonedhat.
Nga ana tjetër, format e kryerjes së pagesave janë sofistikuar, duke përfshirë edhe pagesa nëpërmjet kriptovalutave, kryesisht në Bitcoin.”
Kjo pasi mungojnë filtrat kontrollues.
“Mungesa e një baze ligjore dhe sistemi i dobët i institucioneve bëjnë që të kemi përhapje të këtij fenomeni.”
Organet ligj-zbatuese kanë arritur të kapin disa prej përpjekjeve të grupeve kriminale për të përdorur kriptomonedhat në aktivitetin e tyre.
Këtu përfshihen pasuri të paluajtshme, vlera monetare, kuota tregtare si dhe portofole kriptovalutash në një vlerë totale prej rreth 65,5 milion eurosh.
Në muajin janar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi të sekuestrimin e dhjetëra milionë eurove pasuri të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë dollarë të investuar prej tyre në kriptovaluta. (A2 Televizion)