Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 39-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 08:54 | Kronikë

Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë,

Policia e Kavajës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin që dyshohej se drejtohej nga një shtetas i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos