Vrasja e të riut në Shkodër, flet babai i viktimës

Nga A2 CNN
5 Janar 2025, 09:16 | Kronikë
Vrasja e të riut në Shkodër, flet babai i viktimës
Në foto Fatmir Mataj, babai i viktimës gjatë shoqërimit në polici

Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Dragoç. Viktima 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda makinës nga banorët e zonës.

Ne deklaratën e parë për policinë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u shpreh Mataj, i cili kërkon zbardhjen e ngjarjes.

“Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos