Zjarr në një banesë në Gjirokastër, zjarrëfikësit shmangin katastrofën

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 20:54 | Kronikë

Zjarr në një banesë në Gjirokastër,

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në Gjirokastër, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarrëfikësit kanë shmangur katastrofën, duke arritur në kohë të shuajnë flakët.

Mësohet se ka qenë ora 20:20 kur flakët janë pikasur në banesë në lagjen Palorto. Zjarrefikesit kanë mbërritur në vendngjarje në kohë rekord dhe kostatuam se zjarri ishte në oxhakun e saj.

Pas disa minutash, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u lejua të depërtonte në banesë. Mendohet se zjarri u shkaktua nga skoriet e oxhakut që kishin vite pa u pastruar.

Ndërkohë fatmirësisht nuk janë konstatuar dëme në njerëz dhe dëme serioze materiale, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos