Zbardhet ekspertiza, thika me të cilën u vra Martin Cani është përdorur vetëm nga autori i dyshuar

Nga Xhensila Kodra
13 Dhjetor 2024, 10:51 | Kronikë

Zbardhet ekspertiza, thika me të cilën u vra Martin Cani

Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Burimet bëjnë me dije për A2 CNN se janë gjetur 2 profile ADN-je, e Martin Canit dhe të plagosurit L.M., ndërsa është përdorur vetëm nga autori i dyshuar, M.P.

Babai i shokut të Martinit deklaroi disa herë në media se në ngjarje kishte marrë pjesë edhe një tjetër i mitur, ndaj të cilit nuk është marrë asnjë masë. Por Policia e Shtetit ka hedhur poshtë këtë version, duke thënë se disponon video, të cilat nuk publikohen për shkak se personat e përfshirë në ngjarje janë të mitur.

Vrasja ndodhi më 18 nëntor, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas një sherri mes të miturve, autori i dyshuar goditi me thikë Canin dhe la të plagosur shokun e tij. Ai u arrestua dhe mbahet në burg, në pritje të gjykimit.

Pas ngjarjes u zhvilluan një sërë protestash në kryeqytet, ku kërkohej dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos