Zbrazën armët mbi berberhanen në Fier, arrestohet një nga autorët

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 10:38 | Kronikë

Zbrazën armët mbi berberhanen në Fier, arrestohet një nga

Policia e Fierit ka zbardhur sulmin me armë që ndodhi pasditen e djeshme mbi një berberhane në fshatin Fermë Çlirim, të Fierit.

Për ngjarjen ku armët e zjarrit u zbrazën mbi biznesin e shtetasit B. K., është vënë në pranga një nga autorët, i identifikuar si 22-vjeçari Nikola Muçi (Mahmutaj), ndërsa po punohet për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj).


Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip "ML", i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Uniformat blu kanë sekuestruar automjetin me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Sakaq, mbi autorët e kësaj ngjarje rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos