Zemrat e shqiptarisë në Tiranë në mbrojtje të UÇK”, Përparim Rama: Politika të bënte më shumë, është çështje kombëtare

Nga Armand Bajrami
17 Tetor 2025, 17:10 | Aktualitet

Zemrat e shqiptarisë në Tiranë në mbrojtje të

Të gjitha zemrat e shqiptarisë janë bërë bashkë në sheshin e Tiranës për të mbrojtur vlerat e UÇK-së. Kështu u shpreh kryetari i Prishtinës Përparim Rama, gjatë një deklarate për A2 CNN nga sheshi Skënderbej ku po merr pjesë në protestën e thirrur në mbrojtje të liderëve të UÇK-së që sipas tij mbahen padrejtësisht në Hagë. Duke e cilësuar këtë një ditë historike, Rama tha se gjykata duhet të jetë e drejtë dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë “do të mbrojmë vlerat tona dhe të kombit tonë”.

“Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që kanë ardhur sot nga gjithë pjesët e shqiptarisë së botës këtu, për të mbrojtur të drejtat tona dhe për të çuar përpara vlerat e UÇK, prandaj Është një ditë historike sot. Një gjykatë duhet të jetë e drejtë nëse ndërron pozicion dhe nëse merr dokumente nga Serbia dhe nuk çon drejtësinë në vend ne duhet të dalim në mbrojtje të vlerave tona të UÇK-së, të kombit e të heronjve tanë që kanë luftuar e derdhur gjak që sot të kemi një Kosovë të lirë”, tha Rama për A2 CNN.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe tha se gjithnjë ka qenë në mbrojtje të vlerave të saj.

“Uroj që drejtësia të shkojë përpara dhe nuk kam dyshim që lufta e UÇK ka qenë e pastër dhe e drejtë kundër okupatorëve serbë dhe tani shihet botërisht. Duhet ta shpallim luftën e UÇK si një vlerë të çmuar që ka çliruar popullin tonë, një luftë e drejtë”.

Ndërkohë që politika kosovare e shqiptare nuk është bashkuar në këtë ditë, ai apeloi që politikanët ta shohin kombin para partive politike. Sipas tij politika duhet të bënte më shumë për çlirimtarët.

“Demokracia i ka këto. Uroj që edhe politikanët tanë ta shohin kombin para partive politike. Të jemi së bashku kur është çështje kombëtare. Unë kam treguar që i mbroj vlerat e UÇK para 4 vitesh ne jemi të parët në Prishtinë që kemi krijuar zyrën e posaçme që mbron vlerat UÇK, është çështje kombëtare për veteranët e çlirimtarët tanë. Unë besoj që politika mund të bënte më shumë dhe uroj që së shpejti të përfundojë ky proces i stërgjatur për heronjtë për çlirimtarët e drejtësinë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos