Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nga qelia protestën në mbështetje të UÇK-së të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se i gjithë Kombi shqiptar është me një qëndrim për luftën e drejtë të UÇK-së, përcjell A2 CNN.
Ish-Presidenti i Republikës ka kërkuar gjithashtu liri për çlirimtarët e Kosovës, si Hashim Thaçi dhe të tjerët, të cilët po mbahen në burg padrejtësisht.
“Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Meta në faqen e tij në Facebook, krahas fotografive nga protesta për UÇK-në.
Kujtojmë se vetë Meta po qëndron në qeli prej një viti, pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij nga SPAK. (A2 Televizion)