“Liria ka emër”- Bujar Leskaj në protestën në mbështetje të UÇK sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 17:10 | Aktualitet

“Liria ka emër”- Bujar Leskaj në protestën në

Deputeti i Vlorës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje.

Gjatë një interviste për A2 CNN, Leskaj tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë.

Leskaj shtoi se shqiptarët sot duhet të jenë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai gjatë fjalës së tij sulmoi edhe ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajti patronazhistë.

“Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.

Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej. Ministrat e Ramës janë patronazhistë, janë njerëz negativë”, tha mes të tjerash Leskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos