Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në kodrat e Cakranit, në kufi me Mallakastrën.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet zjarrfikëse.
Fatmirësisht, nuk ka banesa pranë dhe situata aktualisht është nën kontroll. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbetjeve të barit nga fermerët, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Këta të fundit kanë izoluar vatrën dhe po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve. (A2 Televizion)