
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë mbikalimit të Shkozetit, ku flakët kanë përfshirë atë që dyshohet të jetë një magazinë ku ruheshin fishekzjarre.
Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen shtëllunga të dendura tymi që janë përhapur në zonë, ndërsa zjarri ka shkaktuar alarm tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, shkruan A2CNN. (A2 Televizion)