GJKKO zbut masën ndaj Ermal Kurtulajt, lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 16:43 | Kronikë

GJKKO zbut masën ndaj Ermal Kurtulajt, lirohet nga qelia dhe kalon në

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zbutur masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga paraburgimi dhe duke e vendosur në arrest shtëpie.

Vendimi u mor pasi gjykata pranoi kërkesën e Kurtulajt për ndryshimin e masës së sigurisë, në vijim të kthimit të dosjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh, shkruan A2CNN. 

GJKKO i ka lënë një afat prej 30 ditësh prokurores Elida Kaçkini për të kryer hetimet shtesë, duke përcaktuar edhe detyrat konkrete që duhet të përmbushen gjatë kësaj periudhe.

Ermal Kurtulaj është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda dhe mashtrim në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos