
Një 32-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar një fëmijë 2-vjeçar në kopshtin ku ajo punonte si edukatore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)