Ishte duke kullotur bagëtinë, 62-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 20:53 | Kronikë

Ishte duke kullotur bagëtinë, 62-vjeçari bie nga lartësia

Një 62 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në rrugën për në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur "Nojë" në Krujë, pasi ra nga një lartësi e madhe.

Shtetasi R.A. ishte duke mbledhur bagëtitë, kur aksidentalisht ra nga lartësia dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos