Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat dhe Teqeja

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 17:58 | Kronikë

Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat dhe Teqeja

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera, shkruan A2CNN. 

Situata paraqitet shqetësuese pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një nga objektet me rëndësi fetare dhe historike në qytet.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos