Një fabrikë vaji është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në Tiranë.
Policia bën të ditur se fabrika e vajit, me administrator shtetasin H. S. ndodhet në Vaqarr, ndërsa mësohet se zjarri është vënë shpejt nën kontroll dhe për pasojë nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia. (A2 Televizion)