Atentat nga biçikleta, plagosje me armë zjarri në Shkodër

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 09:34 | Kronikë

Atentat nga biçikleta, plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një person është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut valutor.

Mësohet se autori i ngjarjes, nga një biçikletë, ka qëlluar ndaj një personi tjetër dhe është larguar menjëherë.

I plagosuri është Aleksandër Curri.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos