Automjeti bie në humnerë në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 10:58 | Kronikë

Automjeti bie në humnerë në Rrugën e Arbrit, humbin

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në Rrugën e Arbrit. 

Bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur afër Shkallës së Tujanit. Për pasojë, një prej makinave ka rënë nga lartësia, në humnerë dhe dy personat që ndodheshin në të kanë humbur jetën. 

I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër dhe po merr kujdes shëndetësor. Dy personat që humbën jetën nuk janë identifikuar ende.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos