Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Nga Elitjona Doko
31 Maj 2025, 08:59 | Kronikë

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në fshatin Hardhishtë, në bashkinë Shijak, mesnatën e kaluar.

A2 CNN raporton se pas disa orësh ndërhyrje,  forcat zjarrfikëse dhe policia, bën të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo bizneseve, pasi zjarri ka qenë i lokalizuar larg perimetrit të zonës së banuar.

Po punohet për identifikimin e shkaqeve dhe autorit, në rast se zjarri ka qenë i qëllimshëm për asgjësimin e mbetjeve apo aksidental. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos