Arrestohet punonjësi i burgut të Peqinit, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 11:54 | Kronikë

Arrestohet punonjësi i burgut të Peqinit, shkaktoi aksident në

Një punonjës i burgut të Peqinit ka rënë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë.

Sipas policisë, efektivi S.S. në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos