Zjarr pranë sheshit të Flamurit në Vlorë, tymi përfshin qytetin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 11:45 | Aktualitet

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, pak pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së Flamurit, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sheshit të Flamurit dhe flakët në servis janë përhapur me shpejtësi për shkak të vajrave dhe lëndëve djegëse që ndodheshin të akumuluara aty.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e zjarrit, tymi i të cilit përfshiu zonën, janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos