Disa dyqane janë përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në Nartë të Vlorës.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu, është djegur dhe një automjet që ndodhej në garazhin e një banesë. Zjarri fillimisht dyshohet se ka nisur nga një objekt që shërben si lokal.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa banesa.
(A2 Televizion)