Florenc Çapja vijon në arrati, Gjykata e Lartë prish vendimin e pushimit për atentatin ndaj ish-efektivit Fadil Mema

Nga Julian Kasapi
17 Korrik 2024, 15:22 | Kronikë

Një tjetër gjykim u hap për Florenc Çapjan në drejtësinë shqiptare. Gjykata e Lartë ka zhbërë një vendim të Apelit të Durrësit që pushoi çështjen ndaj tij, lidhur me atentatin e planifikuar ndaj ish efektivit të rrugores Fadil Mema.

Ndërkohë Çapja ka njw dwnim tw pwrjetshwm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012, krim pwr tw cilin është në kërkim ndërkombëtar. Ai u largua nga Shqipwria sapo la qelinw në 2019 kur gjykata e pushoi çështjen pwr atentatin ndaj ish-efektivit Fadil Mema.

Florenc Çapja dyshohet se fshihet në Dubai ashtu si një shumica e të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare pjesë e grupeve kriminale. Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e Prokurorisë që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të rrugores Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia. Në atë kohë gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta përfshirë Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi për pushim u mor në seancën paraprake para se gjykata të vendoste kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Vendimi që u mor nga gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit në vitin 2020. Edhe gjyqtari Tomor Kullolli dhe gjyqtarja e Durrësit Anita Mici më pas u shkarkuan nga Vetingu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos