Hapte llogari false për të denigruar ish-të dashurën në rrjetet sociale, arrestohet 40-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 14:16 | Kronikë

Hapte llogari false për të denigruar ish-të dashurën në

Pas kallëzimit nga një shtetase, se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndryshme me emrin dhe me fotot e saj, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar, shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike".

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos