Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një banesë kolektive në lagjen numër 4 të Pogradecit mbrëmjen e të shtunës. Sipas të dhënave të para dyshohet se shkak i zjarrit ishte djegia e oxhakut të njërës prej banesave, zjarr i cili më pas është përhapur në gjithë godinën duke djegur plotësisht atë, krahas saj janë djegur pjesërisht edhe 3 banesa të tjera.
Gjatë momentit të zjarrit në banesë ka qenë duke fjetur një 80 vjeçar i cili është arritur të nxirret në kohë nga nipi i tij, banorë dhe një polic. Dëmet në banesën ishin të mëdha pasi ajo u dogj plotësisht.
Fatmir Metoshi 54 vjeç është një banor i lagjes i cili ka ndërhyrë që në momentet e para duke nxjerrë jashtë të moshuarin.
Për fikjen e zjarrit angazhuan 4 zjarrfikëse, tre të Pogradecit dhe një e Maliqit të cilët punuan për gati 3 orë për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë ajo çfarë u vu re ishte vështirësia e forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë pranë zonës si pasojë e ngushtimit të rrugëve nga ndërtimet. Nga ana tjetër zjarrfikësit apelojnë që banorët të cilët ngrohen me lëndë drusore të pastrojnë oxhaqet të cilët në këtë periudhë janë shkaku kryesor u rënies së zjarreve në banesa. (A2 Televizion)