Breshëri automatiku ndaj 33-vjeçarit në Shkodër, A2 CNN siguron pamjet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
5 Janar 2025, 10:17 | Kronikë

Automjeti tip benz me targë AB 678 LX ku ndodhej viktima Ramazan Mataj, është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, në të dy krahët e automjetit ka një numër të lartë plumbash.

Sipas burimeve të A2 CNN nga vendngjarja viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend. Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë por për shkak se afër ndodhet një lokal dasmash ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje. Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri.

Ndërkohë policisë i vjen në ndihmë qeni i Forcave të Sigurisë Kombëtare të Shkodrës për të gjetur gjurmët e autorëve të dyshuar.

Gjithashtu A2 CNN ka siguruar pamjet e transportimit të viktimës drejt morgut të spitalit të Shkodrës.

Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga banorët e zonës mëngjesin e sotëm rreth orës 7:15.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos