
Festivali Ndërkombëtar i Komedisë ka çelur edicionin e tij të 13-të në qytetin e Korçës, një iniciativë kjo e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Drejtoresha e këtij teatri tregon risitë e këtij edicioni, që nga viti në vit ka tërhequr vëmendjen e gjithnjë e më shumë trupave teatrore nga vendi dhe rajoni.
Për aktorin Alfred Trebicka, me ndryshimin e kohërave ndryshon edhe mënyra e të bërit humor dhe trupave e shkrimtarëve u duhet punë, pasi një pjesë e mirë e publikut jeton akoma me humorin e dikurshëm.
Gjatë 10 ditëve të këtij festivali, përveç trupave teatrore nga vendi, janë të pranishme edhe trupa e Teatrit Kombëtar të Shkupit nga Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)