Trafikimi i veprave të artit, FBI i kthen Egjiptit 48 artefakte të gjetura në Amerikë

Nga Luela Myftari
26 Gusht 2026, 20:55 | Kulturë

Amuleta, apo hajmali, pajisje funerare dhe artefakte, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme të historisë së Egjiptit, janë gjetur nga FBI-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artefaktet datojnë nga periudha faraonike, disa prej tyre që në vitin 3100 para erës sonë.

Në një ceremoni të mbajtur këtë javë në Los Anxhelos, mes përfaqësuesve të FBI-së për krimet në fushën e artit dhe ambasadorit egjiptian Hossam Eldeen Aly, u ngritën dyshime nëse artefaktet ishin futur në SHBA në mënyrë të ligjshme, pasi hetuesit nuk gjetën prova që objektet ishin nxjerrë nga Egjipti në përputhje me ligjin.

Vetë ambasadori i Egjiptit e konsideroi kthimin e tyre në Egjipt si një moment të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

SHBA-ja dhe Egjipti kanë një marrëveshje për mbrojtjen e pasurisë kulturore, të nënshkruar në vitin 2016. Sipas autoriteteve amerikane, gjatë dekadës së fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Egjiptit më shumë se 5 mijë artefakte kulturore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos