Tradita që e identifikon, “një kitarë për Ziçishtin e serenatave”

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 13:41 | Kulturë

Serenata me kitarë dhe mbrëmjet e vallëzimit janë ndër elementët kryesorë të traditës së trashëguar ndër breza në fshatin Ziçisht të qarkut të Korçës. Pikërisht për të mbajtur të gjallë këtë traditë u organizua edhe projekti “Një kitarë për Ziçishtin”. 

Nëse ka një gjë që ka qenë ndër vite dhe shekuj pjesë e pandashme e jetës së përditshme të fshatit Ziçisht, janë serenatat.

Një nga traditat që e identifikon këtë fshat në juglindje dhe që është trashëguar me fanatizëm brez pas brezi. Pikërisht ruajtjes së mëtejshme dhe konsolidimit të kësaj tradite i shërben edhe aktiviteti I projektit një kitarë për Ziçishtin.

Vetë banorët e këtij fshati janë përpjekur të ruajnë dhe trashëgojnë si serenatat ashtu edhe tingujt e kitarave.

Çdo vlerë që përcillet tek brezat e rinj është një shpresë më shumë për ekzistencën e mëtejshmetë asaj zone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos