Një ekspozitë fotografike kushtuar Shën Nënë Terezës është hapur në Zagreb, duke sjellë përmes fotografive momente nga jeta dhe veprimtaria e figurës së njohur shqiptare me famë botërore.
Plot jetë edhe aty ku mjerimi të bën të heshtësh, këto janë disa nga imazhet e realizuara nga fotografi kroat ZvonimirAtletić.
Mbrëmjen e 26 gushtit, në Atelier LM në Zagreb, u hap ekspozitafotografike për Shën Teresën e Kaklutës. Ishte ditëlindja e saj.
Ekspozita, e organizuar nga Qendra Kroate e Fotografisë nën drejtimin e Luka Mjedës, sjell përmes objektivit fotografik momente që pasqyrojnë thjeshtësinë, përkushtimin dhe humanizmin e Nënë Terezës-Gonxhe Bojaxhiut.
Pjesë e eventit ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Kroaci, ndërsa vetë institucionet shqiptare nuk u kujtuan me ndonjë duket se edhe thirrje e Shën Terezës e harruan, njëlloj si ditëlindjen e saj. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe. E megjithëkëtë, ne as këtë nuk e bëmë dot. Për një kohë të gjatë, shqiptarët kanë qenënë mendjen dhe zemrën e saj, por po aq për një kohë të gjatë sipas dokumentevenë Arkivin e Shtetit ajo nuk vinte dot këtu.
Përtej, datave të caktuara, imazhi i saj në fotografitë që ekspozohen në Zagreb, duket se na rrëfen edhe njëherë se ajo di të tejkalojë kufijtë e vendeve dhe kulturave, duke u shndërruar në simbol botëror të dashurisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor.
Më 4 shtator, në Ditëne Shën Terezës së Kalkutës, do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, ditë që ndiqet me humbjen e saj fizike. (A2 Televizion)