Që në korridoret e Arkivit të Filmit, mes skedarëve që fshehin pasuri, kupton se një histori është shkruar, përmes imazhit. Dhjetëra filma në vit, qindra dokumentarë dhe pafund kujtime e regjistrime institucionesh janë aty, por të regjistruara në një format që ndoshta Gen Z as që e imagjinon dot.
Gjuha e teknologjisë që ecën me shpejtësi, ka bërë që edhe këtyre regjistrimeve t’i jepet një jetë e dytë. 24 projekte të restauruara deri më tani, e fundit “Mimoza Llastica” që do të jetë pjesë e Tirana Film Festival, ka marrë një shpluhurosje dhe ndriçim falë adoptimit të një prej personazheve të filmit.
Kjo ka bërë që nisma të vijojë edhe me restaurime të kujtimeve personale. Gjyshër e stërgjyshër që mund t’i gjejmë në regjistrimet familjare, tani mund t’i kalojmë nga shiritat te një USB. Por, misioni i vërtetë i Eljan Taninit në fakt është të shpëtuarit e arkivave të institucioneve dhe qëmtimi mes këtyre materialeve.
Krahas 16 filmave të mbështetur nga donatorët, me fondet buxhetore të vitit 2026 do të restaurohen edhe 8 filma të tjerë artistikë, duke e çuar në 24 numrin e titujve në proces restaurimi. (A2 Televizion)