Një violinë Stradivari 300-vjeçare me vlerë rreth 16 milionë dollarë është në qendër të skenës në një koncert në Bruksel, të interpretuar nga violinisti armen, Sergej Kaçatrian me Operën Kombëtare Belge.
Violina, e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme tonale dhe rëndësinë historike, u ndërtua rreth vitit 1724 nga mjeshtri i famshëm italian Antonio Stradivari në qytetin e tij të lindjes, Kremona, dhe u ble së fundmi nga një bamirës i Shoqërisë filantropike Stretton, e cila ofron hua për instrumente të jashtëzakonshme.
“Është një gëzim i madh të jem në gjendje të krijoj atë marrëdhënie midis meje si artist dhe instrumentit... një instrumenti kaq të jashtëzakonshëm me një tingull dhe kompleksitet kaq të bukur”, tha violinisti, të cilit i është besuar instrumenti historik për 10 vitet e ardhshme. (A2 Televizion)