Mes klasikës dhe serenatave, Filarmonia e Kosovës në Teatrin “Çajupi” në Korçë

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 17:35 | Kulturë

Për herë të parë, Filarmonia e Kosovës ka ngjitur në skenën e Teatri “Andon Zako Çajupi” një koncert të veçantë, duke sjellë në qytetin e serenatave tingujt e muzikës klasike shqiptare dhe botërore. Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, orkestra interpretoi një repertor të pasur artistik, ku nuk munguan veprat e kompozitorëve shqiptarë, të cilat u pritën me duartrokitje nga publiku.

Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte interpretimi i një serenate korçare nga e gjithë orkestra, një surprizë artistike që krijoi një atmosferë të veçantë në sallën e teatrit.

E themeluar në vitin 2000, pas luftës në Kosovë, Filarmonia e Kosovës është shndërruar në një nga institucionet më të rëndësishme të muzikës klasike shqiptare në rajon. Përgjatë viteve, ajo ka përfaqësuar kulturën shqiptare në skena prestigjioze europiane si në Vatikan, Paris, Romë dhe Bernë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos