
Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë humbur një prej emrave të tyre më të dashur. Aktori i shquar Birçe Hasko është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe role të pashlyeshme në kujtesën e publikut, shkruan A2 CNN.
I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Hasko e nisi rrugëtimin e tij si mësues përpara se t’i dedikohej tërësisht artit skenik. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe si pedagog e dekan, duke fituar titullin "Profesor" dhe "Mjeshtër i Madh".
Gjatë karrierës së tij, Hasko interpretoi mbi 12 role në teatër, ku spikat ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” dhe mbi 30 role në kinematografi. I njohur për natyrën e tij origjinale, ai solli me mjeshtëri karakterin popullor dhe humorin e çlirët të Labërisë.
Disa nga interpretimet e tij më të spikatura përfshijnë rolet në filmat:
“Kur zbardhi një ditë” (debutimi në vitin 1971)
“Njeriu me top” (Tosun Baçi)
“Koncert në vitin 1936” (Tellalli)
“Përrallë nga e kaluara” (A2 Televizion)