Tre histori arti, studiuesja Nea Tandini rrëfen artin vizual në skenën teatrale

Nga Luela Myftari
16 Maj 2026, 18:19 | Kulturë

Nën titullin “Të shëmtuar, të deformuar, depresivë dhe të kompleksuar”, Nea Tandini përcolli tre kapituj të historisë së artit, nisur nga Michelangelo.

Një shfaqje që ka gjetur një gjuhë fizike edhe teatrale, studiuesja gjeti këtë formë për të na afruar me kryeveprat e botës nga mjeshtrat europianë.

Nea Tandini ngjitet për herë të dytë në Teatrin e Operas dhe Baletit, pas një tjetër paraqitjeje ku rrëfente për Krishtlindje, historinë magjike të Arrëthyesit. 

Edhe këtë here, nën fuqinë e imazheve në projektor, nën shoqërinë e violinçelit bashkë me Mario Guralumin dhe copëza të aktualitetit që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot, ajo na bëri të reflektojmë edhe përmes historive që sot shndërrisin nga arti europian.

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shijojnë këtë histori arti të rrëfyer ndryshe, Nea Tandini dhe Mario Guralumi e rikthejnë atë në sallën e Liceut Artistik, më datë 19 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos