Gjeografia e përkujdesjes, të rrëfesh të shkuarën në vilën e ish-diktatorit

Nga Luela Myftari
19 Maj 2026, 19:00 | Kulturë

Nga rrënjët te mendimet e gjyshit, nga arkivat te kujtimet, e shkuara la ardhur nën përkujdesjen e gjeografisë në vilën e ish-diktatorit në bllok, shkruan A2CNN. Artistja Orestia Kapidani sjell me vete edhe një fjalë si dypërnjahja, një fjalë që tregon për dëmtimet që dhembin sa për dy.

Përmes fotografisë ka luajtur me mesazhin edhe artisti tjetër Olsi Hoxha që e gjejmë në ekspozitën e çelur në një vilë që dikur ishte e papërshkrueshme, ndërsa sot një rezidencë artistike.

Bashkë me Marjana Kostandinin, Olsi Hoxha e Orestia Kapidani janë tre artistët që këtë ekspozitë të quajtur gjeografia e Përkujdesjes e çelin për t’i rrëfyer këtë javë të Europës një të shkuar që duket sikur e kemi hedhur pas krahëve, por që vijon ende të na gricë ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos