Në kinemanë verore të Arkivës, që zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh, do të shfaqen plot 10 filma, në shenjë përkujtese të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist.
Nis me “Gjeneral Gramafonin” mbrëmjen e 24 qershorit, për të vijuar me “Lulëkuqet mbi mure”, “Partizani i vogël Velo”, e deri në nëntor kur mbyllet me “Kthimin e ushtrisë së vdekur”.
Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, u shpreh: “Nga 24 qershori e deri në shtator, kinemaja do të projektojë filma në ora 20:00, por në muajt tetor e nëntor orari do të përafrohet në 18:00. Në repertorin e përzgjedhur bëjnë pjesë filmat “Gjeneral Gramafoni”, më 24 qershor, ora 20:00; “Lulëkuqe mbi mure”, më 16 korrik, ora 20:00; “Partizani i vogël Velo”, më 25 korrik, ora 20:00; “Mëngjese lufte”, më 14 gusht, ora 20:00; “Yjet e netëve të gjata”, më 29 gusht, ora 20:00; “Njeriu me top”, më 11 shtator, ora 20:00; “Nusja dhe shtetrrethimi”, më 24 shtator, ora 18:00; “Malet me blerim mbuluar”, më 8 tetor, ora 18:00; “I teti në bronz”, më 28 tetor, ora 18:00; “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, më 11 nëntor, ora 18:00”. (A2 Televizion)