Eposi i bjeshkëve të Lumës, 60 rrëfenja në një libër shqip e anglisht, për të vegjlit dhe turistët

Nga Luela Myftari
13 Qershor 2024, 15:54 | Kulturë

Petrit Palushi ka jetuar një jetë mes legjendave dhe bjeshkëve të Lumës. Sot ka menduar që jo vetëm t’ua lërë trashëgim përmes një botimi të rinjve, por edhe të shënjojë në hartë ku janë mbledhur këto legjenda.

60 legjenda të përmbledhura vijnë në librin "Eposi i Bjeshkëve të Lumës" nga autori Petrit Palushi, i cili tha se legjendat janë strukturuar në formë më të shkurtër e jo në shumë faqe.

Ky libër vjen i përkthyer edhe në gjuhën angleze nga Hekuran Koka.

Piktori Bib Frrokaj këto legjenda i ilustroi nëpërmjet pikturave të tij ku u ekspozuan në korridorin e pallatit të kulturës "Hasan Prishtina".

60 legjendat janë të rrëfyera në dialektin geg.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos