Ethet e futbollit në Euro 2024 në Gjermani po ndihen jo vetëm brenda stadiumeve të mbushura, bareve të zhurmshme dhe shesheve të qyteteve, por edhe në atmosferën më të rrallë të një opere.
Në brigjet e lumit Elba në Hamburg, një nga qytetet mikpritëse të turneut, një prodhim i ri i quajtur "Fussballoper" ("Opera e Futbollit") po ofrohet si një mundësi e mirë argëtimi për dashamirësit e sportit dhe muzikës.
Vepra, nga regjisori Inken Rahardt, rikrijon një fushë futbolli dhe ndërveprimet kaotike midis lojtarëve, arbitrit dhe topit, duke përzier këngët e tifozëve me ariet tradicionale dhe këngët pop.
Shfaqja zgjat 90 minuta aq sa koha e një loje.
"Lidhja mes futbollit dhe operës është thjesht perfekte", tha Rahardt.
Këngët variojnë nga himni i Ligës së Kampionëve deri te "Nessun dorma" e Giacomo Puccini, shfaqje e cila ka pasur pjesëmarrës të shumtë me kapele dhe shalle shumëngjyrëshe.
"Është një përzierje e madhe e gjithçkaje, zhanre të ndryshme", tha këngëtarja Freja Sandkamm, e cila luan një gjyqtare e cila shtoi se sfida e saj më e madhe ishte të ndryshojë zërin e saj normal të operës dhe të mësojë si të këndojë një këngë futbolli.
Edhe spektatorët kanë mbetur shumë të kënaqur.
Një zonjë tha se më në fund ishte në gjendje të sillte në opera partnerin e saj dashamirës të futbollit, ndërsa të tjera vlerësuan shkrirjen surreale të kulturave argëtuese. (A2 Televizion)