Tekstil dhe mode, studentët e arteve në sprovat e para artistike rrëfejnë identitet

Nga Luela Myftari
20 Qershor 2024, 14:53 | Kulturë

Noeli dhe Francesko janë vetëm dy nga artistët e rinj që kanë përdorur elemente të kulturës shqiptare në ekspozimin e tyre të parë, njëkohësisht edhe përballjen e tyre të parë me publikun.

Ekspozojnë bashkë me studentët e tjerë në Galerinë Fab të Universitetit të Arteve këto vepra me elemente Shqipërie, në një kohë kur kombëtarja e futbollit dhe tifozët po rrëfejnë shqip shumëçka.

Najada Hamzai është pedagogia që edhe këtë herë ka marrë në dorëzim kurimin e një ekspozite që ndan në tre ambiente të ndryshme të galerisë, punimet e studentëve të artit, që ndonëse ekspozojnë në tekstil e modë, nuk harrojnë edhe mediumet e tjera artistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos