“Always somewhere”...Gjysmë shekulli muzikë për të gjitha brezat, Scorpions në Tiranë

Nga Luela Myftari
14 Shtator 2025, 14:50 | Kulturë

Wind of Change" kënga me të cilën u shoqërua rënia e murit të Berlinit do të ushtojë në sheshin Skënderbej në Tiranë një çerek shekulli pas herës së parë kur Scorpions erdhën në Tiranë. 

Grupi gjerman me famë botërore i njohur për të gjithë brezat me këngët “Rock you like a  hurricane” apo “Still Loving” rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh, por refuzojnë të thonë se kjo është një lamtumirë.

“Jo nuk do të zbulojmë as këngën e parë dhe as detaje. Por, po do të jenë këngët që kanë bërë histori dhe që ju i dini. Po “Wind of change” do jetë. Do të tërbohemi me muzikë të mirë në këtë koncert, njëlloj si ajo kënga tjetër “Rock you like a  hurricane”. Kështu që ju presim në koncert ta djegim sot me muzikë rrok”, shprehen për A2 CNN.

Rudolf Schenker kitaristi i Scorpions është po ashtu ai që krijoi Scorpions, historia e gjallë e këtij grupi rikthehet edhe pas në kohë kur performonin në një kryeqytet që sot sipas tyre ka pësuar ndryshime, por ka mbetur po aq mikpritës.

“Jemi shumë të lumtur që rikthehemi në Tiranë, pas 20, 24 vjetësh. Ka kaluar shumë kohë, por kujtoj disa detaje. Kur erdhëm na pritën me makina presidenciale a qeveritare, Benz. Është një gjë që më ka bërë përshtypje atëherë. Pastaj mbaj mend që kemi interpretuar në një stadium të vjetër, ndërsa tani nga dhoma ku qëndroj kam pamjen e një stadium të ri. Nuk është i njëjti, por dalloj qartësisht se ka ndryshime të mëdha në këtë vend. ka mbetur i qetë dhe mikpritës”.

Ju festoni 60-vjetorin tuaj si një bandë rroku. cilët janë përbërit kryesorë ai sekreti që ju kam mbajtur bashkë gjithë këto vite, në një kohë që shumë grupe rroku të viteve ’80 a ’90 janë shpërbërë?

“Mendoj që është fakti se gjithmonë kemi menduar për të mirën e përbashkët. Të gjithë kemi shkruar këngë tona, por te Scorpions nuk krijojmë vetëm për vete, as interpretojmë vetëm për vete. S’ka egoizëm vetjak, por një grup që e jeton bashkë këtë eksperiencë”.

Bateristi me famë Mikkey di që iu bashkua në vitin 2016, Scorpions pas një karriere të gjatë me Motorhead tregon se mjafton të kesh shëndet e ta shijosh skenën.

“Nuk mendoj se ka ardhur koha të themi lamtumirë. Është shumë herët. për mua mjaftojnë vetëm dy përbërës. 1 të kemi shëndetin për t’u ngjitur në skenë  dhe e dytë të kënaqemi, të jemi të lumtur me atë që mund të bëjmë. Ne jemi të lumtur që jemi këtu”.

Për A2 CNN, ata rrëfyen edhe më shumë nga kjo histori e bukur e muzikës rrok, por bashkë me atmosferën e koncertit në sheshin Skënderbej, A2 CNN do t’ua zbulojë të plotë rrëfimin e themeluesit të Scorpions, Rudolfit, por po aq edhe anëtarit më të ri, Mikkey që la Motor Head për t’ju bashkuar historisë dhe energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos