“Art House"-10 vjet krijimtari, artistët festojnë përmes ekspozitës "Homeward"

Nga Senad Nikshiqi
14 Shtator 2025, 14:28 | Kulturë

Art House, shtëpia e artit në Shkodër, festoi 10-vjetorin e krijimit të saj me ekspozitën “Homeward”, ku morën pjesë 33 artistë shqiptarë dhe të huaj.

I themeluar nga artisti ndërkombëtar Adrian Paci, që e ktheu shtëpinë e tij në një hapësirë kushtuar kulturës, Art House është shndërruar gjatë një dekade në një qendër të rëndësishme arti në qytet.

Dy nga bashkëthemelueset, aktorja Rita Gjeka dhe piktorja Ikbale Kalaja, e shohin Art House si një institucion kulturor që pasuroi jetën artistike të Shkodrës.

Ekspozita jubiliare përmblodhi përvojat transformuese të migrimit dhe kthimit në shtëpi, duke sjellë një udhëtim të përbashkët kulturor. Në këto 10 vite, Art House organizoi dhjetëra aktivitete, mes tyre festivali i filmit “Ekrani i Artit”, “Art House School”, punëtori dhe ekspozita ndërkombëtare, duke i dhënë Shkodrës një dimension të ri artistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos