“Andrra në Retro” ka kthyer pedonalen e Shkodrës në një ekspozitë të madhe të mjeteve të vjetra.
Mbi 50 automjete janë ekspozuar në sheshin para Bashkisë Shkodër çka ka ngjallur edhe interesin e shumtë të qytetarëve të Shkodrës.
Mjetet kanë mbërritur paraditen e së shtunës dhe do të qëndrojnë për dy ditë në rrugët e Shkodrës.
Në morinë e mjeteve ka edhe nga ato që e kanë kthyer në mjet jetese dhe një lidhje të ngushtë për vite me radhe angazhimin me mjetet e vjetra.
Në Shqipëri janë 700 mjete te koleksionistëve Retro ndërkohë që kjo flotë synohet të zgjerohet në të ardhmen. Makinat Retro vijne për here të dytë në Shkodër duke u ekspozzar ne rrugët pedonale të qytetit. (A2 Televizion)