Ndonëse për një kohë të gjatë, Beleri ishte figura që trazoi politikën, drejtësinë, opinionet e qëndrimet e dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë, kur vjen puna te arti dhe kultura, bashkëjetesa merr nota të shkëlqyera.
Kështu ka ndodhur me prezantimin e antologjisë më të fundit poetike nga Maklena Nika.
Maklena Nika ka marrë përsipër përkthimin e më shumë se 600 faqeve të këtij libri që thelbin e ka tek magjia e vargut poetik.
Nuk dihet nëse antologjia që vjen nën titullin “gjysma tjetër e qiellit” përkthyer nga Maklena Nika, do të mund të ketë vazhdim botimin e poezisë shqipe në greqisht. (A2 Televizion)