A2 CNN siguron pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 20:42 | Kronikë

A2 CNN siguron pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin

A2 CNN ka siguruar pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje këtë të martë nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv.

Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali".

A2 CNN mëson se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë.

A2 CNN siguron pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin

Ndoci konsiderohet pjesë e klanit Çopja nga Elbasani dhe është pjesë e dosjes së SPAK me 33 të pandehur për këtë organizatë kriminale. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave edhe “vrasje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos