A2 CNN siguron momentin kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 21:24 | Kronikë

A2 CNN siguron momentin kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i

A2 CNN ka siguruar momentin kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv.

Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali".

A2 CNN mëson se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos