Një jetë në arsim, mësuesi që frymëzoi brezat drejt librit dhe letërsisë

Nga Luela Myftari
7 Mars 2025, 15:13 | Kulturë

Ky është Zija Vukaj, një prej mësuesve më të shquar të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër, i cili ka 7 marsin e tij të fundit si mësues, pasi këtë vit del në pension. Ky mëngjes ishte i veçantë për të, pasi drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit, Brisela Kadia, e surprizoi në banesën e tij duke i uruar festën.

Për thuajse dy dekada ai i është kushtuar mësimdhënies në shkollën “Jordan Misja”, por numëron më shumë se 40 vjet në arsim, shkruan A2 CNN.

Duke u kthyer në fillimet e tij të punës, mësuesi Vukaj tregon se si në vitin 1984 nisi punën në një shkollë në zonën e Dukagjinit, duke qëndruar për muaj të tërë i izoluar mes borës.

Ardhja e demokracisë në fillim të viteve ’90 e gjeti në një moshë të re Vukajn, një moment kur edhe librat e autorëve të mëdhenj u flakën në rrugë nga keqkuptimi se gjithçka kishte të bënte me diktaturën. Një moment i vështirë ishte edhe viti 1997, ku mësimi u zhvillua edhe nën kërcënim armësh.

Mësuesi Zija Vukaj, në mbi 40 vitet e tij të punës, përgatiti me dhjetëra breza në lëndën e letërsisë. Përveçse një mësues, ai është edhe një shkrimtar, publicist, përkthyes, kritik letrar i njohur, ndërsa është edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos