Xheladin Rexhepi ka formuluar 462 pyetje për të kuptuar dimensionet nëpër të cilat shtrihet puna gazetareske e Nehat Islamit, një prej figurave të njohura mediatike.
Përgjigje, por edhe një histori e gazetarisë rrëfehet përmes këtij libri.
Një ndër rrëfimet e bukura të këtij libri është ai mbi takimin e Nehat Islamit me poetin e njohur francez Jacques Prévert, apo me këngëtaren Marije Kraja.
Nehat Islami vlerësohet si një ndër zërat e vërtetësisë në Kosovën e viteve ’80, një penë e cila nuk bëri kompromis në profesion. (A2 Televizion)